Ballsh: Pi ilaçe, tenton të vetëvritet 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë një sasi të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në Ballsh, kur Eglantina Numani është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga të afërmit e saj.
Gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku është konfirmuar se 30-vjeçarja ishte intoksikuar nga një sasi e madhe ilaçesh, që i kishte konsumuar pa kriter.
Policia ka pohuar se gruaja ka tentuar të vetëvritet, pasi shkak ka qënë një sëmundje. Mësohet se 30-vjeçarja është transportuar në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhet e shtruar në sallën e reaminacionit.