E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Roli i SHBA vendimtar për paqen e lirinë e Kosovës

“Mbështetja dhe udhëheqja amerikane është e domosdoshme për të siguruar tolerancën, drejtësinë dhe demokracinë”. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një ligjërate që ka mbajtur në Universitetin Denver në shtetin Colorado.
Në ligjëratën para rreth 100 studentëve dhe stafit akademik, siç raporton RTK-ja, Thaçi ka folur për nevojën e mëtejshme të mbështetjes amerikane për të mënjanuar barrierat që po i vihen Kosovës, për një ekonomi më të zhvilluar dhe për investime kapitale të biznesit.
“Ne gjithnjë duhet të ritheksojmë rolin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës drejt paqes dhe lirisë. Duhet të ndërtojmë të ardhmen në mënyrë që të mos na përsëritet e kaluara,” ka thënë ai.
Pas Denverit, kryeministri i Kosovës do të vazhdojë vizitën e tij në Neë York, ku në selinë e organizatës botërore pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.
Ai është takuar më herët në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe në Departmentin e Shtetit, me kryediplomaten amerikane, Hillary Clinton, ku iu konfirmua nga zyrtarët më të lartë amerikanë vazhdimi i mbështetjes së gjithanshme për Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›