E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan viziton refugjatët sirianë në Turqi

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon burime diplomatike turke, të cilat sqarojnë se vizita e Ananit do të zhvillohet vetëm pak orë para vizitës së tij të paralajmëruar për në Iran.
     
Turqia ka vendosur kampe refugjatësh në tri provinca kufitare të Sirisë, që strehojnë aktualisht rreth 25 000 sirianë, të cilët janë larguar nga aktet e dhunës në vendet e tyre.
    
Annan propozoi një plan për t'i dhënë fund krizës, që Damasku pranoi më 2 prill dhe që OKB-ja miratoi të enjten e kaluar.
     
Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit:

1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.

2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.

4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.

5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.

6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore./Start/

                                                                                             2012-04-09 15:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›