E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Dell:Në qeveri ka njerëz që s`duan ta luftojnë korrupsionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, kësaj radhe nga Uashingtoni i është kthyer sërish deklaratave për korrupsionin në vend. Ai gjatë një interviste dhënë RTV 21, Dell ka deklaruar se njerëz brenda qeverisë në Kosovë s`duan ta luftojnë korrupsionin pasi po përfitojnë nga kjo.
 

“Mendoj se Presidentja Jahjaga na ka dhënë një shembull të shkëlqyeshëm të vendosmërisë për të luftuar korrupsionin dhe shpresoj se njerëzit e tjerë në qeveri do të mblidhen rreth saj dhe do të jenë në gjendje të ndihmojnë. Mendoj se ka njerëz në qeveri që nuk duan çrrënjosjen e kësaj dukurie sepse po përfitojnë shumë nga ajo. Mirëpo, ata njerëz duhet të identifikohen, të nxirren nga institucionet dhe më pas me ta merren organet ligjore”, ka thënë Dell.
 

Sipas tij njerëzit në Kosovë e kanë humbur besimin se kjo dukur mund të luftohet. “Edhe Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me korrupsion. Ne nuk jemi shenjtorë, por këtu kemi individë të korruptuar dhe njerëzit këtu e kanë besimin se njerëzit e korruptuar do të kapen dhe do ta paguajnë për shkeljet që kanë bërë. Unë ndihej se njerëzit në Kosovë e kanë humbur besimin se njerëzit e korruptuar mund të kapen dhe të paguajnë për shkeljet që kanë bërë. Atje po mendohet se korrupsioni është e vetmja mënyrë se si mund të kryhet një punë. Kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë mes tjerash Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›