Kosovë, Ivanoviç: KFOR-i të mos fshihet

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të pozicionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë më të theksuara tensionet ndëretnike. Kështu ka deklaraur sekretari për Kosovën në qeverinë serbe Oliver Ivanoviç për “Tribunën Shqiptare”.
Ivanoviç ka thënë gjithashtu KFOR-i nuk duhet të fshihet gjatë kësaj situate të tensionuar në veri dhe as të merret me bllokimin e rrugëve alternative.
Sipas tij, aktualisht angazhimi vetëm i Policisë së Kosovës vetëm mund ta provokojë situatën.
Ndërkohë, Ivanoviç ka theksuar se vendimi për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të merret në 3-4 ditët e ardhshme. Ndërsa, nuk beson se këtë vit do të vazhdojnë negociatat Prishtinë-Beograd.