Thaci Rusia dhe Kina do ta njohin Kosoven

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në të ardhmen
pavarësia e vendit të tij do të njihet edhe nga Rusia e Kina.
Në një fjalim të mbajtur në Qendrën Komëtare të Shtypit në Tokio, Thaçi ka shprehur gjithashtu bindjen se njohjet do të vijnë edhe nga pesëshja e BE-së që deri tani nuk e ka bërë këtë.
“Rusia, duke menduar se po e ndihmon Serbinë, por bën tërësisht të kundërtën. Po ngadalëson integrimet evropiane dhe progresin e saj”, ka thënë Thaçi.
Sipas raportimeve të “RTK”, gjatë fjalimit të tij kryeministri ka folur edhe për Rusia, duke menduar se po e ndihmon Serbinë, por bën tërësisht të kundërtën. Po ngadalëson integrimet evropiane dhe progresin e saj
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës planet politike dhe ekonomike të Kosovës, jo vetëm në vend por edhe në mbarë rajonin.
Ai ka theksuar se Kosova është e gatshme të presë investitorët e huaj dhe është shprehur i inkurajuar nga interesi i sipërmarrësve japonezë.
“Unë kam ftuar kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, ministrat dhe agjencitë e ndryshme të ekonomisë që ta vizitojnë Kosovën dhe jam i inkurajuar nga gatishmëria e tyre”, ka shtuar Thaçi.
Qëllimi i vizitës së Thaçit në superfuqinë ekonomike të Azisë ishte kërkimi i investimeve. Më herët ai u takua me homologun Yoshihiko Noda, me të cilin ra dakord për forcimin e lidhjeve ekonomike.
Thaçi falenderoi Nodan për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës që prej fundit të luftës së vitit 1999, ndërsa shprehu solidaritetin e popullit kosovar pas fatkeqësive natyrore që goditën ishujt japonezë në 2011-ën.