Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizëm

Gjatë vizitës në Indonezi, kryeministri britanik, David Cameron, deklaroi se Islami nuk duhet të ngatërrohet me ekstremizmin.
Cameron theksoi se, Indonezia duhet të merret si shtet shembull, ku feja dhe demokracia mund të bashkëjetojnë suksesshëm së bashku.
Kryeministri britanik ka përshëndetur edhe Qeverinë e Mianmarit, për shkak se shprehu vullnetin për të fillimin e reformave në vend.
Në kuadër të turneut në Azi, veç Indonezisë Cameron do të vizitojë edhe Malajzinë, Singaporin dhe Mianamrin.
Kryeministri britanik, që shoqërohet nga biznesmenë të fuqishëm britanikë, ekonomitë në zhvillim të shteteve të Azisë Juglindore e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe të qëndrueshme.