E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq shtynë lancimin

Shkaku i kushteve të këqija atmosferike Koreja e Veriut, sipas të gjitha gjasave, do të shtyjë lancimin e raketës me satelit brenda saj, njoftoi të enjten agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke u thirrur në një burim të paemëruar qeveritar.

“Moti është i keq, kështu që koha për lancimin e raketës ka kaluar. Sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë lancim”, citohet burimi i paemëruar qeveritar i Japonisë.

Paraprakisht, Koreja Veriore njoftoi e do të lanconte raketën me një satelit meteorologjik brenda a saj diku ndërmjet të enjtes dhe të hënës, mes orës 22 dhe tre të mëngjesit sipas Grinich’it, duke shkaktuar kështu kritika të ashpra ndërkombëtare.

Paralajmërimin për lancimin e raketës verikoreane SHBA’të dhe shtetet aleate e komentuan si një maskim për testimin e një projektili balistik me rreze të gjatë veprimi. Ndërkohë, sekretarja Hillary Clinton i bëri thirrje Koresë së Veriut që të heqë dorë nga lancimi i raketës, nëse dëshiron “një të ardhme të qetë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›