E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropë,trafiku i qenieve njerëzore sjell 2,5 mld € në vit

"Trafiku i qenieve njerëzore është një nga tregtitë e paligjshme më fitimprurëse në Evropë. Më tepër se 140 000 viktima janë të burgosur të një rrethi vicioz dhune, abuzimesh dhe skllevërve në të gjithë Evropën, që nuk ka shenja rënieje të numrit të viktimave ", bëri të ditur ONUDC në një raport ku thekson se rreth 84 për qind të viktimave shfrytëzohen në rrethe prostitucioni.

"Viktimat në përgjithësi mashtrohen ose detyrohen të vihen në shërbim të trafiqeve të paligjshme që i vendosin dhe i burgosin viktimat në një 'hapësirë ku ato u nënshtrohen represionit dhe abuzimeve nga ku është e vështirë të dalësh", bëri të ditur ONUDC.

"Evropianët mendojnë se skllavëria është hequr prej shekujsh. Por, shihni rreth vetes: skllevërit janë mes nesh", deklaroi drejtori i ONUDC Antonio Maria Costa duke theksuar se më shumë se gjysma e viktimave është nga Ballkani dhe Rusia.

"Duhet të bëjmë më tepër për të zvogëluar kërkesën për produktet e bëra nga skllevër dhe nga shfrytëzimi i tyre", vazhdoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›