Spahiu: Aleanca Kuq e Zi, në zgjedhje si lëvizje politike
AK nuk do të vijë si një parti e rradhës politike, por si një lëvizje politike për të hapur një kapitull të ri për shqiptarët. Ka qënë kjo deklarata e ardhur nga drejtuesi i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka bërë të ditur se kjo aleancë do të shndërrohet në një lëvizje politike.
Për të, Aleanca Kuq e Zi, do të largojë nga pushteti partitë bolshevike, pasi shqiptarët kanë të lodhur nga qeverisjet e tyre.
Ky reagim ka ardhur në një ditë të shënuar për Kosovën, ndërsa ajo feston katër vjetorin e pavarësisë së saj.
Ndër të tjera, Spahiu ka vënë në dukje se koalicioni i Aleancës Kuq e Zi, do të jenë Washingtoni dhe Brukseli, sikundër nuk do të bëjë pjesë asnjë prej partive politike shqiptare.