SHBA Fillon se shpejti fushata per zgjedhjet presidenciale te vitit 2012

shte e veshtire te besohet por prova e pare per republikanet qe kerkojne kandidaturen e partise per zgjedhjet presidenciale eshte me pak se nje vit larg. Zgjedhjet brenda partise do te fillojne shkurtin e ardhshem ne shtetin Ajoua dhe ndonese nuk ka pasur shume lajme ne drejtim te fushates presidenciale gjerat pritet te ndryshojne.
Numri i kandidateve presidenciale brenda partise republikane pritet te jete shume i madh thote Kostas Panagopulos shkencetar politik prane Universitetit Fordam.
Nuk ka ndonje kandidat qe gezon mbeshtetje shume me te madhe se te tjeret ose qe eshte caktuar nga partia dhe mendoj se kjo ndodh pjeserisht per shkak se Partia Republikane ka qene e angazhuar ne percaktimin e drejtimit qe duhet te ndjeke.
Disa kandidate te mundshem republikane kane vizituar tashme shtete ku mbahen heret zgjedhjet partiake si Ajoua Nju Hemshir Karolina e Jugut dhe Nevada. Ato jane vendimtare ne ecurine e emerimit te kandidatit te partise.
Kandidatet e mundshem republikane jane te shumte. Por edhe Kryetari republikan i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner pranoi ne programin televiziv Meet the Press te kanalit NBC se ne kete faze te hershme te gares nuk ka asnje republikan qe duket te kete nje epersi te qarte.
Une kurre nuk kam pare nje gare me te gjere e te hapur per emerimin e kandidatit republikan. Por ne te gjithe e dime se kjo zbrazeti nuk eshte e duhur.
Ne mesin e atyre qe jane gati te mbushin zbrazetine eshte ish-guvernatori i Masacusetsit Mit Romni nje nga disa kandidatet e mundshem i cili kohet e fundit foli ne nje takim me veprimtare konservatore ne Uashington dhe kritikoi qasjen e politikes se jashtme te Presidentit Barak Obama.
Une kurren e kurres sdo te kerkoj falje per Ameriken
Zoti Romni doli pas senatori Xhon MekKejn ne zgjedhjet partiake per president me 2008 dhe duket i etur per te bere nje orvatje te dyte per ne Shtepine e Bardhe vitin e ardhshem.
Por zoti Romni mund te kete shume rivale. Ne mesin e atyre qe pritet te shpallin kandidaturen e tyre brenda muajve te ardhshem jane ish-Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Nut Gingric ish-guvernatori i Minesotes Tim Pelenti senatori nga Dakota e Jugut Xhon Tjun dhe ish-senatori nga Pensilvania Rik Santorum.
Nje pikepyetje e madhe eshte ngritur rreth ish-guvernatores se Alaskes Sarah Pejlin kandidate per nenpresidente me 2008. Zonja Palin eshte shume popullore ne mesin e republikaneve konservatore por shume me pak ne mes te demokrateve dhe votuesve te pavarur cfare shqeteson disa stratege qe duan nje kandidat me perkrahje me te gjere.
Te tjere qe mund te kandidohen perfshije guvernatoret e tanishem te shteteve Hejlli Barber e Misisipit dhe Mic Daniels i Indianes kongresisten Mishel Bakman dhe ish-guvernatoret Xhon Hantsmen nga Jutah dhe Majk Hakebi nga Arkansa.
Eksperti politik Roudz Kuk thote se do te duhet kohe qe te dihen kandidatet dhe te qartesohet gara brenda Partise Republikane.
Me pare kishte kandidate qe prinin qysh ne fillim dhe i benin balle gares brenda Partise Republikane. Kesaj radhe nuk eshte ashtu. Gara eshte me fort do te thoja e crregullt dhe mund te jete kaotike derisa te dihet fituesi.
Presidenti Obama dukej i rrezikuar sipas rezultateve te anketave vitin e kaluar dhe kjo ndihmoi fitoren republikane ne Kongres ne zgjedhjet e nentorit.
Por qe atehere vleresimi i punes se presidentit eshte rritur dhe eksperte si Kostas Panagopulos nga Universiteti Fordam shohin zotit Obama si nje kandidat me mundesi per tu rizgjedhur vitin e ardhshem.
Ajo qe eshte edhe interesante per mua eshte se ka pasur disa sondazhe koheve te fundit qe krahasojne zotin Obama me nje numer kandidatesh republikane dhe zoti Obama eshte me i pelqyer per tu votuar. Shumica e sondazheve sugjerojne se zoti Obama ka nje epersi mbi ndonje nga pretendentet kryesore te Partise Republikane ne kete kohe.
Per shumicen e amerikaneve eshte shume heret per tu kushtuar vemendje zgjedhjeve presidenciale te vitit te ardhshem. Por kjo nuk do te ndale republikanet qe te ndermarrin hapa drejt kandidimit per Shtepine e Bardhe gjate disa javeve te ardhshme.