E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro: ShBA t’i japë fund bllokadës ndaj Kubës

Havana - Fidel Kastro i kërkon Shteteve të Bashkuara t’i japin fund bllokadës ndaj vendit të tij. Në të njëjtën kohë ish-presidenti kubanez ritheksoi se Havana nuk do të pranojë asnjë lloj lëmoshe nga ShBA-ja.

Deklarata e Kastros vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Barak Obama, për t’i hequr disa kufizime ishullit komunist.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mori këtë vendim në mënyrë që shtetasit amerikano-kubanez të udhëtojnë lirshëm për në Kubë. Gjithashtu, këta shtetas do të kenë mundësinë për t’i dërguar më shumë ndihma dhe para familjarëve të tyre që ndodhen në ishullin e Kubës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›