E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Shumë shpejt, lëvizje pa viza

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto komente ai i bëri sot në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Evrodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizëm se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.

Ajo ka njoftuar se në Parlamentin Evropian, më 22 nëntor, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë.
Në takimin Thaçi Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›