Bulqizë, 9 ditë grevë urie, një minator del, në rrezik jete
BULQIZË-Greva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë sot në ditën e 9-të, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Paraditen e së martës një prej minatorëve ka qënë në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj mjekët vendosën nxjerrjen e tij jashtë galerive të Minierës. Liman Isufi prej 9 ditësh në grevë urie ka patur sot probleme me shëndetin për shkak të sëmundjes së diabetit, zemrës dhe problemeve të rënda me shikimin. Aktualisht ai ndodhet ne spital me aparat oksigjeni dhe ne gjendje kritike per jeten.
Ndërkohë 16 minatorët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në 1400 metra nëntokë në Minierë.
Sipas informacioneve më të fundit gjendja e minatorëve grevistë është përkeqësuar së tepërmi, por ata refuzojnë ta lënë grevën e urisë.
16 minatorët grevistë prej 2 ditësh kanë ndërprerë komunikimin me sipërfaqen ndërsa kanë refuzuar çdo ndihmë mjekësore.
TVNews24 mëson se shumica e minatorëve kanë probleme me frymëmarrjen dhe shikimin, ndërkohë që po rritet niveli i ujit nga problemet me pompat që ndodhen në brendësi të Minierës.
Edhe pse firma austriake ACR pranoi dje që të rrisë pagën 20% dhe të nisë investimet në Minierën e Bulqziës, minatorët grevistë nuk kanë pranuar këto kritere për të dalë nga greva.
Në kërkesat e minatorëve përfshihet rritja e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, përmirësimi i kushteve të sigurisë në punë si dhe ulja e moshës së pensionit për minatorët.
(d.b/BalkanWeb)