E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshtiresite ekonomike te Italise ndjehen tek Eurozona

Italise iu desh te paguante gati dyfishin e normave te interesit per te marre hua ne bono gjashte mujore. Kjo reflekton shqetesimet e reja rreth problemeve ekonomike ne vende qe perdorin monedhen e perbashket evropiane.

Zyra e kryeministrit te ri Mario Monti publikoi nje deklarate sot ku thuhet se Gjermania dhe Franca kane rene dakort se nje kolaps i borxhit ne Itali do te ishte fundi i Euros.

Presidenti francez Nikola Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thane ne takimin e djeshem se do te mbeshtesin Italine dhe Euron. Ata bene thirrje per ndryshime ne traktatet evropiane per te detyruar politika me te mira fiskale. Megjithate nuk pati asnje marreveshje rreth rritjes se rolit te Bankes Qendrore Evropiane ne mbeshtetje te ekonomive ne veshtiresi te Eurozones apo shitjen e unifikuar te Eurobondeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›