Thaçi: Tadiç duhet të njohë Kosovën nëse synon Evropën
Këtë deklaratë, kryeministri kosvar e bëri për të përjavshmen e Beogradit “NIN” ku shtoi se "Në asnjë rrethanë nuk do të ketë negociata të reja për statusin. Ne kemi përmbyllur pothuajse tri vjet negociimi me Beogradin. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Nuk ka kthim. Integriteti territorial është i pacenueshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Kjo është një ëndërr e keqe e Sllodoban Millosheviçit, i cili ende jeton në disa qarqe në Beograd. ëndrra për ndarjen".
Thaçi theksoi se me homologun serb mund të flasë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për çështjet teknike. "Për personat e zhdukur, energjinë, kthimin e lëndës arkivore dhe artefaktet arkeologjike, kontrollin e përbashkët të kufijve - siç do të punohet me të gjitha vendet e tjera të rajonit, ujërat, transportin, luftën kundër krimit të organizuar, sundimin e ligjit", ka thënë Thaçi.