BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog
“Pavarësisht nga njohja apo mosnjohja, Spanja ka inkurajuar serbët dhe kosovarët që të punojnë në çështjet praktike, në mënyrë që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe ky do jetë angazhimi ynë i vazhdueshëm, pavarësisht çështjeve legale dhe çështjes së njohjes”, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos.
Moratinos shpjegoi se shteti, të cilin ai e përfaqëson, nuk involvohet në çështjet e statusit të Kosovës dhe precizoi se apeli për dialog bëhet vetëm për aspektin praktik, sepse kjo do ndihmonte në avancimin e kushteve të jetës të qytetarëve të rajonit. Sa i përket statusit, pohoi Moratinos, kjo u takon palëve të vendosin.
Migel Angel Moratinos theksoi se konferenca e suksesshme e Sarajevës do shërbejë që institucionet evropaine të mbajnë dhe vazhdojnë angazhimin e BE-së në rajon dhe se do përmirësohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Kjo ishte dita e fundit e prononcimeve të Moratinosit në cilësinë e kryesuesit të Bashkimit Evropian, sepse Spanja përfundon mandatin gjashtëmujor. Që sot presidencën e radhës së Bashkimit Evropian e mori Belgjika.