E Diel, 1 Nëntor 2026

Zërat për shkëmbim territori Kosovë-Serbi, të rrezikshëm

''Mendoj se janë ide të vjetra, janë ide gjithashtu të rrezikshme dhe tendencioze, në radhë të parë për shqiptarët, sepse janë ide të cilat pikërisht shqiptarët do t'i dëmtonin më së shumti se çdokënd tjetër në rajon'', deklaroi Ademi në një intervistë dhënë shërbimit në gjuhën shqipe të BBC-së.

''Mendoj se këto ide jepen nga Serbia edhe për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga ajo që ndodh me shtetin e ri, me institucionet e reja në Kosovë, me zhvillimin që ka Kosova dhe me zhvillimin që kanë popujt e rajonit në krahasim me Serbinë. Këto ide janë të papranueshme, në radhë të parë, për Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe pastaj edhe për shtetet e tjera. Pra, e papranueshme është edhe për Maqedoninë. Kosova tanimë po dëshmon se është shtet që prodhon stabilitet'', shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›