E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Komunës Bujanovc, letër falënderimi Metës

“Me vizitën historike që i keni bërë Luginës së Preshevës dhe komunës së Bujanocit keni hapur një dritare të re të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar në këtë rajon”, thekson z. Kamberi

Gjithashtu z. Kamberi shprehu mirënjohjen për vizitën e fundit të nxënësve më të dalluar të kësaj Komune në Shqipëri, si she për pritjen e ngrohtë që u organizua me këtë rast në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Po ashtu ju jemi mirënjohës për vizitën që e organizuat për nxënësit më të mirë të Komunës së Bujanocit, të cilët patën rastin të qëndrojnë në mesin tuaj, të njihen me jetën dhe historinë e Shqipërisë, të shohin qytetet e të njohin lashtësinë e tyre, të shohin natyrën e bukur dhe plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar. E veçantë ishte mikpritja në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vizioni, porosia për integrim rajonal në Bashkimin Evropian, për kujdesin dhe premtimet që do të tregoni për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”, vijon më tej letra e Kamberit.

Kryetari i komunës së Bujanovcit nënvizon gjithashtu se “me gjithë këto aktivitete na dhatë inkurajim për një perspektivë të re të zhvillimit të marrëdhënieve për të jetuar lirshëm, qarkulluar, punuar dhe kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të hapur evropiane, secili në vendlindjen e vet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›