E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Tadiç t'u përulet viktimave kosovare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi sot Presidentit serb, Boris Tadiç, që të përkulet para viktimave që Serbia shkaktoi në Kosovë, ashtu siç bëri dje në Srebrenicë.

Kryeministri Hashim Thaçi ripërsëriti sot edhe një herë qasjen e Kosovës për politikë të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Serbinë. Në këtë rrafsh, Thaçi konfirmoi se Kosova mund të bisedojë me Serbinë për çështje teknike dhe t'i zgjidhë ato sipas standardeve perëndimore.

Gjithashtu kryeministri Thaçi i kërkoi Presidentin serb, Boris Tadiç, që të arrestojë kriminelët e luftës, siç është Mlladiçi, duke i thënë se me Mlladiçin të lirë, Serbia nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›