E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge per gjimnazistet, 5 ne pranga

Xhemil Beharaj

FIER - Pese persona kane rene ne prangat e Policise se Fierit, pasi eshte zbuluar nje sasi e konsiderueshme lendesh narkotike e tipit heroine, ne banesat e tyre. Aksioni eshte bere pasditen e djeshme ne qytetin e Fierit, ku jane sekuestruar 1.1 kilogram lende narkotike heroine dhe materiale te tjera. Burime zyrtare nga policia lokale thane se, kane organizuar operacionin e koduar "Start 2", duke shkaterruar banden e shperndarjes se lendes narkotike neper gjimnazet e qytetit. Ishin punonjesit e zyres kunder narkotikeve qe arrestuan, Ardian Pepen 25 vjec, banor i lagjes "Konferenca e Pezes", Fier, Luiz Hajdarin 23 vjec, banor i lagjes "8 shkurti", Fier, i denuar nje here me pare per "vjedhje", Florian Hajron 25 vjec, banues ne Tirane, Todi Conbashi 38 vjec banues ne lagjen "16 Prilli" ne Fier dhe Bledar Alesion 28 vjec, banues ne lagjen "15 Tetori", po ne kete qytet. Nderkaq ishte shoqeruar dhe nje i moshuar, 75 vjec, por ai eshte lene i lire gjate hetimeve.

Aksioni

Te arrestuarit, sipas policise, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, furnizonin e shperndanin lende narkotike te llojit heroine, neper gjimnazet e qytetit te Fierit. Operacioni i koduar "Start 2", ka zgjatur per 18 ore, qe nga mesdita e dy diteve me pare, deri ne oret e pasdites se djeshme. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Fierit, eshte bere e ditur se, jane sekuestruar 1.1 kilograme heroine. 600 grame jane gjetur ne banesen e nje prej te arrestuarve, nderkohe qe sasia prej 500 gramesh eshte kapur ne doza, qe ishin bere gati per t'u shperndare neper shkollat e mesme te Fierit.

Trafiku

Burimet policore thane se, Ardjan Pepa eshte personi qe kryente shperndarjen e lendes narkotike. Heroinen ai e siguronte nga Bledar Alesio dhe Todi Conbashi. Pas marrjes se informacioneve ne rruge operative, eshte bere dhe plani per arrestimin e te dyshuarve. Dy prej te arrestuarve kane qene, ata qe kane tradhtuar. Luiz Hajdari dhe Florian Hajro kane thene tek policia se, heroinen e siguronin nga Ardjan Pepa. Pas marrjes se informacionit, eshte bere nje kontroll banese, tek Pepa ku u gjet nje sasi e vogel lende narkotike e llojit heroine. Ai ka thene se, drogen e merrte tek Bledar Alesi. Dhe ketu eshte nenshtruar nje kontroll ku jane gjetur, rreth 600 grame heroine, qe u sekuestrua si proves materiale.

Arrestimet

Ndalimi i ketyre personave eshte zhvilluar neper lokale si ne qender te qytetit Fier, ashtu dhe ne banesat e tyre. Policia pohon faktin se, keta shtetas pasi siguronin lenden narkotike te llojit heroine, e shperndanin ate neper shkollat e mesme te qytetit Fier.

Drejtori

Drejtori i policise se Fierit, Shemsi Premci tha se "duke marre shkas nga fusha ku operonte rrjeti i heroines, do te sensibilizoje personalisht te gjithe stafet pedagogjike dhe drejtuese te arsimit ne Fier si dhe te gjithe nxenesit, per te denoncuar cdo rast shperndarjeje droge, me qellim frenim te ketij fenomeni".

Rrjeti

Gjate aksionit te quajtur "Start 2", policia ka bere te mundur nje kontroll te menjehershem ne banesat e Ardian Pepes dhe Bledar Alesio ku eshte zbuluar perkatesisht 600 dhe 500 grame heroine e paster. Policia ka arrestuar edhe tre persona te tjere te dyshuar per trafik narkotikesh ne mjediset shkollore.

Ne pranga

Ardian Pepa 25 vjec, nga Fieri

Luiz Hajdari, 23 vjec nga Fieri

Florian Hajro, 25 vjec, nga Tirana

Todi Conbashi, 38 vjec, nga Fieri

Bledar Alesio, 28 vjec, nga Fieri

Sekuestruar

1.1 kilograme heroine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›