Tregtonin heroine, arrestohen italiane dhe shqiptare
BOLONJA - Nje organizate e trafikut te droges eshte shkaterruar gjate dites se djeshme ne Bolonja te Italise. Ne pranga kane rene 18 persona, prej te cileve, pjesa me e madhe, ishin shqiptare, 15 persona, ndersa tre te tjere italiane. Ata sillnin heroine nga Shqiperia dhe e shinin ne disa qytete te Italise. Aksioni per kapjen e tyre u finalizua gjate dites se djeshme, por nuk jane publikuar emrat e te arrestuarve.
Media italiane qe publikoi lajmin beri te ditur se, "nje bande nderkombetare e trafikut te droges eshte goditur nga autoritetet policore te Bolonjas". Ne pranga kane perfunduar 18 anetare te bandes, pjesa me e madhe me kombesi shqiptare. Hetimet kishin filluar ne gusht te vitit te kaluar dhe koordinoheshin nga prokuroret e Prokurorise se Bolonjas, Elisabetta Meloti e Lorenzo Gestri. Ne cilesine e proves materiale, u konfiskuan 90 kg heroine. Sipas hetuesve italiane, banda furnizohej nga grosistet, te cilet ndodheshin te vendosur ne La Spezia, dhe me pas shperndanin drogen ne qytete si Modena dhe Ferrara. Grupi i trafikanteve transportonte lende narkotike te llojit heroine, qe sipas hetuesve vinte nga Shqiperia dhe ishte e nje cilesie te larte. Sipas hetuesve, ne nje xhiro ata arrin te siguronin 20- 40 kg droge njeheresh. Nga te dhenat eshte bere e ditur se, duke qene qe banda qarkullonte nje sasi te madhe droge dhe cmimi ishte me i lire. Sipas te dhenave, 1 kilogram heroine shitej 20-30 mije euro, nje cmim me i ulet se organizatat e tjera kriminale, qe tregtojne lende narkotike.