Argjentina akuzon Britaninë për militarizim të Folklandeve
Presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez, e ka akuzuar Britaninë për “militarizim të Atlantikut Jugor” dhe ka paralajmëruar ankesë në Kombet e Bashkuara.
Komentet e saj u bënë në kohën kur tendosjet po rriten, para 30 vjetorit të luftës së Folklandeve.
Fernandez e ka kritikuar vendosjen e paralajmëruar të anijes ushtarake britanike në këtë hapësirë dhe fotografitë e Princit William si pilot ushtarak në këtë ujdhesë.
Britania dhe Argjentina e zhvillua një luftë të shkurtër për Ishujt Folklande, në vitin 1982. Këta Ishuj janë nën sundimin britanik.
Londra i hedhë poshtë kërkesat e Argjentinës për negociata për sovranitet, derisa ato të mos miratohen nga afro 3 mijë banorët e Ishullit.