Shikojnë filma pornografik në parlament, japin dorëheqje

Tre ministra në shtetin jugperëndimor Indian, Karnataka, kanë dhënë dorëheqjen pasi janë kapur duke parë një video pornografike gjatë një seance parlamentare.
Sipas medieve indiane, njëri prej tyre ishte ministri për Çështjet e Femrave dhe Fëmijëve, përfaqësues i Bharathya Janata, parti e djathtë në opozitë në rang kombëtar, por që ka pushtetin në Karnataka.
Tre ministrat janë kapur nga kamerat e medies duke parë një video pornografike në celular, gjatë një seance ku diskutohej për krizën në bujqësi pas periudhës së gjatë të thatësirës.