Presidenti Nishani merr urime nga homologet e huaj

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë urime nga homologët e huaj. Presidenti Italian Giorgio Napolitano ka dërguar një mesazh urimi për Nishanin për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.
Mesazhe urimi për zotin Nishani kanë ardhur dhe nga presidenti kroat Ivo Josipovic, presidenti rus Vladimir Putin si dhe nga presidenti i Republikës Çeke Vaslav Klaus.
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 73 vota pro, një kundër dhe dy të tjera ishin të pavlefshme. Në votim kanë marrë pjesë 76 deputetë, tre prej të cilëve nuk ishin pjesë e mazhorancës. Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë marrë pjesë në votim.