E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Zyra ime, e hapur për Vetëvendosjen

Kryeminsitri Hashim Thaçi ka ftuar lëvizjen e Albin Kurtit për dialog. Numri një i ekzekutivit tha sot se zyra e tij është e hapur për të gjitha partitë opozitare, duke e përfshirë Vetëvendosjen.
 

“Dallimet dhe dilemat nuk zgjidhen në rrugë. E ftoj Vetëvendosjen që të kthehet në Kuvend dhe t`i bisedojmë të gjitha. Kam qenë i hapur dhe kam ftuar opozitarët. E kam ftuar edhe Vetëvendosjen, por ata kanë refuzuar. I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë. Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga e ta zhvillojmë debatin në institucione”, ka thënë kryeministri.
 

Ai ka pohuar se nuk mund të bëhen kompromise me Kushtetutën, dhe ka thënë se akuzat që po i bëhen Policisë së Kosovës janë të papranueshme, duke e quajtur të turpshme analogjinë që po i bëhet asaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›