Debati per parlamentin deshmia e gazetarit austriak

Pas akuzave që opozita adresoi ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli se kishe paracaktuar fituesin për godinën e re të parlamentit reagon gazetari austriak, Kristian Ortner, shkrimit të të cilit iu referuan deputetët e majtë. Ai ka sqaruar se nuk kishte asnjë informacion se kush do ta fitonte konkursin kur ka shkruar artikullin. Autori i shkrimit në gazetën austriake Einer Zaitung, Kristian Ortner përmes një e-mail sqaron keqkuptimin sipas tij, të shkrimit për të cilin opozita akuzoi kryetaren e kuvendit.
“Ju lutem, më falni për përgjigjen e zvarritur. Unë jam në këtë moment në një udhëtim në Laos. Për këtë rast, më 06.03 gazeta “Die Krone Zaitung” në Austri raportonte: “...Prix është më shumë se një kritik i mirëfilltë, por edhe një njohës i mirë i materies. Ai po konkurron në këtë moment në një projekt shumë ambicioz të një parlamenti që do të ndërtohet në një vend të Evropës Lindore me një demokraci të re (por për t’ju përmbajtur kushteve të konkursit mund të themi që bëhet fjalë për një kryeqytet që fillon me T, dhe për një shtet që fillon me A). Këtu mund të ndërtohet një ndërtesë transparente për popullin”. Duke dhënë sqarime rreth këtij shkrimi autori sqaron se:
“ Mbi këtë paragraf është mbështetur dhe artikulli im një javë më vonë në gazetën “Ejner Zaitung”, por siç duket me pak keqkuptim. Përmbi faktin, që a do ta fitonte apo jo Prix-i konkursin, në momentin që unë kam shkruar artikullin nuk kam patur natyrisht asnjë informacion. Duke shpresuar që ju kam ndihmuar me këtë, Kristian Ortner”- përfundon Ortner në email-in e tij.
“Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli prej mëse 10 ditësh ka thënë se fakti që shoku Gjura shpif duke transformuar krejtësisht një shkrim të botuar në gazetën vieneze, Ejner Zaitung nuk e zbeh aspak transparencën dhe suksesin e këtij procesi dhe as mirënjohjen dhe interesimin që shqiptarët dëshmuan duke vizituar masivisht maketet e ekspozuara në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë”- tha zëdhënësja e parlamentit, Suela Ruseti.