Thaçi apel KQZ-së: Të respektohet marrëveshja e Brukselit

Kryeministri Hashim Thaçi, i bri thirrje KQZ-së që të respektojë ligjet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve të nëntorit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka lutur edhe një herë serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Por, sipas tij ata duhet t’i respektojnë afatet kohore për t’u regjistruar në KQZ.
“Për herë të parë do të marrin pjesë edhe serbët në veri, prandaj edhe sot i ftoj për përgatitje sa më të mira edhe ata, qoftë me formimin e partive politike, lëvizjeve politike, kandidatëve të pavarur, që të respektojnë afatin e rregullt për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës”, vlerësoi ai.
Një kërkesë pati edhe për institucionin që organizon zgjedhjet në Kosovë.
“inkurajoj Komisionin Qendror Zgjedhor që të respektoj në plotëni marrëveshjen e 19 prillit, pra marrëveshje që siguron dhe garanton organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës , sipas ligjeve të Kosovës”, theksoi Thaçi.
Në mbledhjen e rregullt me ministra, kreu i ekzekutivit bëri me dije se të martën në Bruksel do të formalizohet marrëveshja për telekom e energji, ndërsa shtoi se ka marrë edhe njëherë garanci nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, për mbështetje në procesin e dialogut.
Pas takimit në Bruksel, Thaçi do të shkojë në Neë York, ku pritet të raportojë në këshillin e sigurimit të OKB-së.