BE: Nuk do të ketë plan të tretë shpëtimi për Greqinë

Në Ministrinë e Financave në Athinë klima është shumë e tensionuar dhe Asmusen, anëtar i komitetit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, që ndodhet në vizitë zyrtare në kryeqytetin grek, duhet të falenderojë ministrin gjerman të financave për këtë klimë.
Ministri i Financave nga Berlini kishte folur disa ditë më parë për domosdoshmërinë e një plani të tretë shpëtimi për Greqinë duke detyruar Asmusen që të tregohet i prerë dhe i qartë para pyetjeve të gazetarëve.
Ai është shprehur se përpara pranverës së vitit të ardhshëm nuk do të merret asnjë vendim dhe se cdo gjë do të varet nga progresi i vendit. Deklarata e tij i referohet dhe vendimit të anëtarëve të Eurogrupit nëntorin e kaluar. Por Asmusen ka dashur të nënvizojë se Greqia duhet të kryejë të gjitha detyrimet para se të flitet për një plan të tretë.
Edhe pse ka lavdëruar progresin e deritanishëm ai ka mohuar kategorikisht ekzistencën e një plani të tretë.