Thaçi, buxheti për një Kosovë europiane
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas miratimit të buxhetit për vitin 2011, e cilësoi atë buxhet të zhvillimit ekonomik dhe për një Kosovë evropiane. Ai tha se ndihet krenar që për një kohë të shkurtër ka arritur të realizojë premtimin për rritje të pagave.
Duke folur për çështjen e presidentit, Thaçi tha se presidenti do të zgjidhet shumë shpejt por nuk është i përgjigjur pyetjes nëse presidenti i ardhshëm mund të jetë Behxhet Pacolli.
Më tej, kreu i ekzekutivit kosovar tha se koalicioni po vazhdon për mrekulli dhe mohoi zërat se në Kosovë ka vakum institucional.