Protesta e PTK-së, përleshje dhe arrestime
Ka degjeneruar në dhunë protesta e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së që kundërshton fort privatizimin e kësaj ndërmarrje.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, protestuesit kanë nisur të përleshen me policinë, dhe raportohet se disa persona janë arrestuar.
Lëvizja “Vetëvendosje” është pjesë e protestës, ndërsa raportohet se një gazetare është dërguar në spital, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.