E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku në Bruksel kërkon udhërrëfyesin

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 18:30

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku do të realizoj një vizitë zyrtare në Bruksel, me ç’rast do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agjendës evropiane.

Zyra për informim e Ministrisë së Integrimit Evropian bëri të ditur se Çitaku gjatë qëndrimit në Bruksel do të diskutoj edhe për Raportin e Progresit, mandej edhe për mundësinë e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ministrja Vlora Çitaku pritet të takohet me komisionerin për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefan Fule, drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Pierre Mirel, mandej ambasadorin Theodoros N. Sotiropoulos, i cilië shtë përfaqësues i përhershëm i Greqisë pranë Bashkimit Evropian dhe zyrtarë ë tjerë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›