E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Jahjaga urojnë besimtarët për Bajramin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Kjo festë lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në botë, duke forcuar vlerat e besimit në Zot, bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzor dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme".

"Sivjet Festa e Kurban Bajramit ka edhe një simbolikë të veçantë. Republika e Kosovës ka përmbyllur me sukses mbikëqyrjen e pavarësisë dhe po këtë vit kremtohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë", thuhet nder te tjera në urimin e Thaçit.
Ndërkaq urime ka përcjellur edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Bajrami i Vogël është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin; ditë që simbolizon sakrificën për të mirën, për paqen dhe lumturinë e të gjithë njerëzve kudo që janë”.

“Le të shërbejë kjo festë si rast për t`ua zgjatur dorën e ndihmës e të kujdesit të gjithë atyre që kanë nevojë. Në ndihmën dhe solidaritetin me të tjerët është edhe madhështia e kësaj feste”, thuhet pos tjerash në urimin e Jahjagës.

Besimtarët kosovarë kremtojnë Bajramin të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›