Vatican leaks, ish-ndihmësi i Papës transferohet në burg

Ish-ndihmësi i Papa Benedictit XVI, Paolo Gabriele, i cili është dënuar për vjedhjen e dokumenteve të papatit dhe publikimin e tyre në media, do të zhvendoset sot nga arresti shtëpiak në një qeli burgu në Vatikan.
Gabriele mësohet se do të shërbejë pjesën e mbetur të dënimit 18-muajsh në stacionin policor të Vatikanit.
Dyzetegjashtëvjeçari është dënuar më 6 tetor. Vatikani ka marrë vendimin e sotëm pasi mbrojtja dhe prokuroria nuk kanë apeluar dënimin. Gabriele, megjithatë, mund të kërkojë ende nga Papa që ta falë.