E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Feith sulmojnë Prizrenin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të përballen me presion politik nga qeveria dhe ICO për miratimin e projektligjit për Prizrenin.

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë vazhduar të bëjnë presion, secili në mënyrën e vet, mbi ligjvënësit kosovarë që të miratojnë Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Madje, Thaçi pa humbur kohë e ka riproceduar të enjten në mbledhjen e rregullt të Qeverisë këtë projektligj, si dhe ka kërkuar nga deputetët që ta respektojnë Pakon e Ahtisaarit.

Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, i sponsoruar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, është shqyrtuar javën e kaluar në Kuvend, por nuk u miratua nga deputetët. Ligji nuk kaloi pavarësisht faktit se kryeministri Hashim Thaçi, sipas burimeve të “Zërit”, para se të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës, gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së, i ka porositur deputetët që ta votojnë atë, pavarësisht kundërshtimeve personale.

Kështu, “presioni” i kryeministrit mbi deputetët doli se nuk është “autokton” i Thaçit, por më shumë i shefit të ICO-së, Pieter Feith. Ky i fundit, sipas burimit të “Zërit”, ka kërkuar nga kryeministri që të shtyjë miratimin e ligjit, pasi që ligji është obligim i pakos së Ahtisaarit për të cilin pala kosovare është zotuar se do ta implementoj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›