E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Merkel fundosi anijen e politikës së jashtme serbe

"Angela Merkel, kancerlarja e Gjermanisë, sapo e ka fundosur anijen e politikës së jashtme të Serbisë", shkruan në fillim të artikullit të vet e përjavshmja britanike “The Economist”. Në një editorial të saj thuhet se Serbisë po i ecte gjithçka mirë në rrugën drejt BE-së. Kjo derisa Merkel gjatë vizitës në Serbi dhe i tha Tadiçit që të shfyqizonte strukturat paralele në veri në rast se kërkonte anëtarësimin në BE. Por Boris Tadiç shkruan “The Economist” u ka thënë vazhdimisht serbëve se nuk është e nevojshme që të zgjedhin mes Kosovës dhe BE-së. Por kjo deklaratë nuk është një surprizë.
“The Economist” konsideron një surprizë deklaratat e Merkel që shokuan Brukselin i cili po përgatitej ti jepte Serbisë statusin e vendit kandidat. "Është aq keq sa edhe duket", ka thënë një diplomat evropian. Gazeta paralajmëron se nëse qeveria aktuale nuk ndryshon qëndrim ka gjasa që fituesit më të mëdhenjtë të jenë partitë nacionaliste, gjë që nuk e dëshiron BE-ja.

" Merkel bëri një gjë shumë të qartë. Në realitet, Serbia që edhe ashtu e ka vetëm një vend të vogël për këmbën e saj në Kosovë - ose mund t`i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën, ose nuk do t`i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën", shkruan në fund “The Economist”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›