E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca kerkon sanksione te tjera per Iranin

Sanksionet kundër Iranit duhen ashpërsuar nëse Teherani nuk do të negociojë seriozisht mbi programin bërthamor ka paralajmëruar Franca . Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius tha se BE që nga 1 korriku duhet të zbatojë plotësisht embargon ndaj naftës iraniane. Fabius reagoi teksa bisedimet e djeshme duket se arritën të sheshonin mosmarrëveshjet, por gjithsesi nuk u fol për marrëveshje. Teherani nuk pranon akuzat se kërkon të ndërtojë armë bërthamore. Negociatori iranian, Saeed Jalili tha se bisedimet ishin serioze, por theksoi se pasurimi i uraniumit ishte e drejtë e patjetërsueshme e vendit. Bisedimet mes Iranit dhe të  gjashtë fuqive botërore kanë rezultuar gjithnjë të pafrytshme. Shefja e politikës së jashtme, Catherine Ashton tha se palët kishin rënë dakord të vazhdojnë bisedimet në nivel teknik në 3 korrik në Stamboll përpara se të vendosë në se do të mbajë të mbajnë bisedime të mëtejshme. 
Irani pretendon që Perëndimi të heq sanksionet, përfshirë edhe një embargo të naftës të BE-së dhe masat amerikane kundër bankës qendrore të Iranit, duke cilësuar se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore . 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›