E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Kryeministri Hashim Thaçi, nëpërmes një letre drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Duke u bazuar në nenin 70 paragrafin 3 (2) të Kushtetutës së Kosovës si dhe në pikën 5 të Rregullës nr. 14 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, ju paraqes dorëheqjen time nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën të cilën e përcjell Zyra e Kryeministrit.

Këtë veprim, Thaçi thotë se e ka ndërmarrë, duke pasur parasysh përkushtimin ndaj Qeverisë, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më efikase të të gjitha detyrave të tij si kryeministër.

“Një gjë e tillë do të ndihmonte edhe vetë Kuvendin e Republikës së Kosovës në rritjen e efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë për deputet të rinj që do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit”, thuhet në letrën e Hashim Thaçit, kryeministër i vendit, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›