Thaci jep doreheqjen nga posti i deputetit

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene doreheqjen nga posti i deputetit ne Kuvendin e Kosoves, per t’iu perkushtuar, sic tha ai vete, qeverisjes se vendit.
Thaci zgjedhjen e tij ia beri te ditur kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi, permes nje letre ne te cilen thoshte se vendimi i tij bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves. “Ju paraqes doreheqjen time nga pozita e deputetit te Kuvendit te Kosoves. Kete veprim e kam ndermarre duke pasur parasysh perkushtimin tim ndaj qeverise se Kosoves, si dhe permbushjen ne menyre sa me efikase te te gjitha detyrave te mija si kryeminister”, eshte shprehur Thaci.