Krkiç do të kthehet te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i bindur se sulmuesi Bojan Krkiç do të kthehet në klub pas huazimit te skuadra nga Serie A, Roma, gjatë afatit kalimtar të verës.
Krkiç ka thënë se nuk do të kthehet në Nou Camp, përderisa Guardiola vazhdon të jetë në krye të gjigantit katalan. Por, Guardiola mendon ndryshe.
“Pas një kohe Bojan do të kthehet te Barcelona. Me të kam marrëdhënie të mira, kam bërë gjithçka për t’i ndihmuar në periudhën sa ishte me ne”, tha Guardiola gjatë një konference për shtyp.