Protesta të sinkronizuara në 82 shtete

Protestues në disa prej kryeqendrave më të rëndësishme të botës kanë dalë në rrugë, për të demonstruar kundër shkurtimeve qeveritare dhe marrëveshjeve të paligjshme midis korporatave.
Organizuesit e fushatës “Pushtimi” informuan se protesta e tyre do të zhvillohet në 951 qytete, në 82 shtete të ndryshme nga Azia, Afrika, Evropa, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut.
Disa qindra persona dolën në protestë në orët e para të mëngjesit në qytetet australiane dhe në disa pjesë të Azisë Lindore.
Një përhapje e tillë përbën një zgjerim të mëtejshëm të protestave, që nisën më parë gjatë javës në “Wall Street”, New York.
”Jemi të bashkuar në një zë, për t’i bërë politikanët dhe elitat financiare të cilave u shërbejnë, të kuptojnë se jemi ne, njerëzit e zakonshëm, ata që vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, shkruhej në faqen e internetit të lëvizjes.