Greqi, betohet qeveria e re e Papandreut
ATHINE- Anëtarët e qeverisë së re greke bënë sot në mesditë betimin në Pallatin presidencial. Ceremonia u zhvillua nga Mitropoliti i Samos dhe Ikarias, Evsevios, dhe ministrat sipas traditës janë betuar mbi Biblën, para Tij dhe para presidentit, se do t’i shërbejnë vendit të tyre me besnikëri dhe më të gjitha energjitë.
Pas kësaj ceremonie, u zhvillua takimi i parë i kabinetit të ri qeveritar, pas të cilit ministrat e rinj deklaruan se do punojnë me përgjegjësi e përkushtim për të përballuar sfidat që i presin.
Tani kryeministri Papandreu do të kërkojë votëbesim në parlament, procedurë, që do të fillojë të Dielën dhe mendohet të zgjasë deri të martën e javës tjetër.
Qeveria që u përurua sot, është frut i ndryshimeve të mëdha që bëri kryeministri Papandreu. Kjo qeveri do të ketë tani dy zëvendëskryeministra, Theodoros Pangalos dhe Evangelos Venizelos.
Ky i fundit do të ketë një rol qëndror në qeveri pasi merr përsipër edhe Ministrinë e Financave, njëherësh përgjegjësinë për mënyrën e nxjerrjes së vendit nga kriza e borxhit të madh.
Ish ministri i Financave Papakostandinu, i cili gjatë ushtrimit të detyrës së tij, u njoh nga opinioni edhe si autori i masave shtrëngese ekonomike antikrizë, emërohet tani ministër i mjedisit. Befasues është emërimi Stavros Lambrinidis, deri sot drejtuesi i ekipit të deputetëve PASOK, në postin e ministrit të Jashtëm, duke nxjerrë jashtë skemës Dimitris Droutsas.
Në qeverinë e re ka ndryshime në disa ministri ndërkohë që në listë janë shtuar edhe emra të rinj. Me këtë formulim të ri të qeverisë, Papandreu iu dha fund hamendësimeve për tronditje të mbështetjes së tij brenda PASOK. Ngjarja e sotme u parapri nga takimet që Papandreu zhvilloi dje me figura kryesore në parti dhe më pas me fjalimin që mbajti para grupit parlamentar të PASOK, kur iu kërkoi të gjithëve deputetëve, të mos iu shmangen përgjegjësive në këto caste të vështira që po kalon Greqia.
Papandreu deklaroi dje se nuk mohon arritjet e qeverisë paraardhëse, por kërkoi nga qeveria e re më shumë shpejtësi dhe efikasitet në veprime.
(BalkanWeb)