Aksident tragjik ne aksin Fier-Vlore, nje i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Mësohet se viktima Faik Hoxha, 51 vjec po udhëtonte me mjetin e tij në momentin kur është përplasur nga një autoveturë.
Ende nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur ky aksident, por paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit arsyeja e ketij aksidenti.