Thaçi, president dhe Haradinaj, kryeministër?
PRISHTINE- Mediat e Kosoves shkruajne sot per ndryshime te mundshme ne pushtet, duke nxjerre emrin e Hashim Thacit si president dhe te Ramush Haradinajt si kryeminister.
Sipas lajmit te botuar sot ne “Koha Ditore” duke iu referuar burimeve te aferta te gazetes, mesohet se një koalicion qeverisës i PDK-së dhe AAK-së, nëse jo në vjeshtën e këtij viti, do të mund të ndodhë pas zgjedhjeve nacionale, të cilave do ti paraprinin ato presidenciale. Ky burim, ka përmendur edhe kushtet që duhet përmbushur para se koalicioni të ndodhë.
Sipas këtij burimi, bashkëqeverisja ndërmjet këtyre dy subjekteve të dala nga lufta do të mund të ndodhë në rast se të dyja lëshojnë pe nga disa vija të kuqe që kanë vënë. E sipas tij, Thaçi edhe mund të përmbushë insistimin e AAK-së që ai të mos drejtojë Qeverinë, pra që Thaçi të bëhet president e Haradinaj kryeministër.