E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Mun në Shkup, fjalim para deputetëve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ndodhet sot ne Maqedoni. Ai mberriti mbremjen e së martës në aeroportin e Ohrit, ku u prit nga ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska dhe ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski.

Ban qendroi në vilën private “Biljana” në Ohër si mysafi i presidentit Gjorgje Ivanov , i cili për nder të tij  shtroi një darkë ku morenn pjesë edhe bashkëshortet e dy politikanëve.

Pas qëndrimit në Ohër, vizitën e tij sot do ta vazhdojë në Shkup, ku edhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Parlamentit të  Maqedonisë si dhe do të realizojë një takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i cili po qëndron në Maqedoni në kuadër të një turneu ballkanik është i shoqëruar edhe nga ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Metju Nimic. Kjo nënkupton sipas burimeve qeveritare, se kontesti i emrit dhe zgjidhja e tij është një nga çështjet kryesore në axhendën e kësaj vizite, në planin e bisedimeve dhe zhvillimeve politike.

MPB e Maqedonisë ka ndërmarrë masat e forta të sigurisë për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në dispozicion të Ban Ki Moon do të jetë edhe makina speciale e blinduar e sapoblerë nga MPB në vlerë prej 600 mijë eurove. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›