Thaçi :" Edhe Serbia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës"
Pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, kryemninistri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur optimist për njohjen e pavarsisë së Kosovës edhe nga vetë Serbia. Në deklaratat që ka bërë për mediat Thaçi është shprehur se Kosova prêt tashmë njohjen nga të gjithë vendet e Be-së. sipas tij edhe Serbia do të eci drejt njohjes së pavarsisë. Shteti serb mund të njohë Kosovën pas zgjedhjeve që do të zhvillojë në 11 maj. Privatisht sipas Thaçit, të gjithë e kanë njohur pavarsinë e shtetit të sapoformuar, e rëndësishme theksoi ai është që kjo njohje të bëhet në mënyrë zyrtare.
Kryeministri i Kosovës,u takua dje vonëme ministrat e BE, duke iu shmangur kështu një takimi qoftë edhe rastësisht me zotin Jeremiç.Zoti Thaçi tha se synimi i Kosovës si vend i pavarur është të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. "Ne po punojmë shumë për këtë, ne po zbatojmë kritere demokratike për të ndërtuar një vend demokratik dhe shumetnik," tha kryeministri Thaçi. Një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë mes Serbisë dhe Bashkimit Europian dështoi në mes të shkurtit kur shumica e 27 vendeve të Bashkimit filluan të njohin pavarësinë e Kosovës.