Ministrat e jashtëm të BE-së takim me zyrtarë të lartë serbë.
Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka pohuar se vendi i tij është i vendosur për integrimin në Bashkimin Evropian megjithë mosmarrëveshjet që ka me këtë organizatë rreth Kosovës.Zoti Jeremiç u takua dje me ministrat e jashtëm të BE-së në Slloveni. Takimet u zhvilluan në klimën e shqetësimeve se mosmarrëveshjet rreth Kosovës mund ta largojnë edhe më shumë Serbinë nga Bashkimi Europian. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian zhvilluantakime të veçanta me zyrtarë të lartë të Beogradit dhe të Prishtinës, të parat e këtij lloji që kur vendet e Bashkimit filluan të njohin pavarësinëe Kosovës. Takimet zhvillohen në klimën e shqetësimeve se mosmarrëveshjet rreth Kosovës mund ta largojnë edhe më shumë Serbinë nga Bashkimi Europian. Deri tani, 18 nga të 27 vendet e Bashkimit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Gjatë takimeve në Brdo të Sllovenisë, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç tha se njohja e Kosovës nga vendet e Bashkimit është një akt i rrezikshëm, kundërproduktiv dhe i paligjshëm dhe se kjo do të shfrytëzohet nga nacionalistët në zgjedhjet e 11 majit në Serbi.Ai u tha ministrave se nuk është i sigurt nëse forcat proeuropiane në Serbimund të fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare përsa kohë që Kosova do të vazhdojë të shihet si shtet i pavarur.Zoti Jeremiç tha në një konferencë shtypi se kjo mund ta vonojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.Sidoqoftë, Jeremiç theksoi se vendi i tij është i vendosur për integrimin në Bashkimin Evropian megjithë mosmarrëveshjet rreth Kosovës. "Nëse Bashkimi Europian vazhdon mbështetjen për një qeveri serbe e cila pas zgjedhjeve të 11 majit do të mbetet e angazhuar ndaj integrimit në Bashkim, atëhere jam i sigurt se do të jemi në gjendje të lëvizim shumë shpejt dhe pas disa viteve të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian."Nga ana e tij, ministri i jashtëm britanik, David Miliband, tha se Bashkimi Europian duhet t'i dërgojë një mesazh të qartë Ballkanit, se Europa është shtëpia e tyre, dhe kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci u takua me ministrat më vonë, duke iu shmangur kështu një takimi qoftë edhe rastësisht me zotin Jeremiç. (VOA)