Ndalohet një 28 vjeçar me kallashnikov ne aeroportin " Nënë tereza"
Një ngjarje e pazakonte ka alarmuar një ore pas mesnate punonjësit e sigurisë dhe pasgjerët e aeroportit" Nënë Tereza". Një 28 vjeçar i quajtur Besnik Zela ka hyrë në ambientet e aeroportit me një automatik tip kallashnikov por fatmirësisht është arrestuar menjëherë nga policia. Nuk dihet ende qëllimi i të ndaluarit. Nga burime policore mësojmë se arma e tij ka qenë e mbushur me fishekë.