E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në rrugën Lezhë Shkodër, humb jetën Sadri Hajra

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të fshatit Blinisht. Furgoni me targa ulqini është përplasur me një fuoristradë me targa 6263 I. Si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i fuoristradës me emrin Sadri Hajrar, 53 vjeç nga Serbia. Ndërkohë kanë ngelur të plagosur 46 vjeçarja Samiha Shkoriç, si dhe drejtuesi i kamionit Arben Sakaj.

Të plagosurit ndodhen aktualisht në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›