Thaci shte koha qe te permbyllet konflikti mes Kosoves dhe Serbise ne raporte te reja te vlerave euro atlantike
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i tha sot Zerit te Amerikes se nuk duhet perjashtuar mundesine qe vendi te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme pas rrethanave te krijuara me doreheqjen e ish presidentit Fatmir Sejdiu dhe debateve te ashpersuara ndermjet partnereve te koalicionit qeverises. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi kryeministri Thaci tha se bisedimet me Serbine nuk do te perfshijne ceshtjet tashme te mbyllura te pavaresise dhe teresise tokesore te Kosoves por nenvizoi se ceshtjet qe kane te bejne me ceshtje humanitare dhe teknike mund te ndodhin ne cdo kohe madje edhe para mbajtjes se zgjedhjeve ne Kosove. Ne kete interviste kryeministri Thaci komenton arsyet e pershpejtimit te procesit te privatizimit te Postes dhe Telekomit te Kosoves dhe debatet e ashpra qe percollen kete proces.
Zeri i Amerikes Zoti Kryeminister po e fillojme kete interviste me debatet e ashpra qe percollen procesin e votimit te strategjise se privatizimit te Postes dhe Telekomit te Kosoves nje debat qe perfshiu edhe partneret e koalicionit. Si i vleresoni ju keto debate
Hashim Thaci Mendoj se debati eshte cdohere i shendetshem. Kemi te bejme me dallime konceptuale ne mes te konceptit tim qe prezantoj per reformen ekonomike per ekonomin e lire te tregut per nje konkurrence ne kuptimin e mirefillte te ekonomise se lire te tregut per sjelljen e investitoreve edhe nderkombetare ne Kosove per shkeputjen njehere e pergjithmone nga mentaliteti i se kaluares dhe koncepti i se kaluares te ekonomise centraliste te planifikuar e te kontrolluar nga politika nga qeveria e nga pushteti. Ne kete drejtim mendoj se ka qene edhe debati i djeshem. Pra ka qene nje debat ndeshjesh konceptuale ndermjet reformes ekonomike dhe mentalitetit te se kaluares.
Zeri i Amerikes Por a eshte mire i pergatitur ky proces Kundershtaret thane se nuk eshte koha e nje veprimi te tille
Hashim Thaci Reformat ekonomike gjithmone jane te domosdoshme. Reformat ekonomike ne Kosove jane vonuar dhe per reforma te tilla kemi mbeshtetjen e plote te Washingtonit dhe nje mesazh te tille te qarte e dha edhe mikesha e Kosoves sekretarja e shtetit amerikan zonja Clinton ne viziten e saj te fundit. Prandaj edhe qendrimi me mentalitet te se kaluares ndaj reformes ekonomike dhe te ekonomise se lire te tregut konkurrences se lire eshte edhe nje mentalitet qe nuk perkon me investimet e Washingtonit dhe te Brukselit sepse edhe Washingtoni edhe Brukseli dhe te gjithe partneret tane do te na ndihmojne vetem duke ndertuar nje ekonomi te lire te tregut.
Zeri i Amerikes Zoti kryeminister Washingtoni nepermjet sekretares se shtetit Hillary Clinton solli edhe porosi te tjera ne Kosove dhe nder porosite kryesore ishte fillimi sa me i shpejte i bisedimeve me Serbine per zgjidhjen e ceshtjeve praktike ndermjet dy vendeve. A do ta pershpejtoje porosia e saj edhe kete proces
Hashim Thaci Ne gjithmone kemi treguar vullnet te mire per bashkepunim ndershteteror. Kemi ndertuar raporte te shkelqyeshme edhe me Shqiperine edhe me Malin e Zi edhe me Maqedonine. Raporte te tilla ndershteterore do te ndertojme edhe me Serbine. shte koha qe te permbyllet konflikti me teper se nje shekullor mes Kosoves dhe Serbise ne raporte te reja te vlerave euro atlantike te nje bashkepunimi nder fqinjesor per te miren e dy vendeve dhe popujve tane per tu integruar sa me shpejt ne NATO dhe BE. Pra do te kete dialog per ceshtje praktike per nje jete shume me te mire te qytetareve te Kosoves te Serbise te rajonit. Dialog qe do te sjelle edhe me teper paqe stabilitet bashkepunim rajonal dhe perspektive euroatlantike.
Zeri i Amerikes Kur zoti kryeminister Kur mund te filloje
Hashim Thaci Kjo do te varet nga pergatitjet qe do te behen. Takime te tilla mes autoriteteve te Kosoves dhe Serbise ka pasur edhe me heret sa i perket ceshtjes se personave te pagjetur apo ceshtjes se kthimit te njerezve ne shtepite dhe pronat e tyre qe eshte aspekt edhe human edhe teknik por ne te njejten kohe me reflektime edhe te bashkepunimit ne mes te dy popujve dhe vendeve tona. Prandaj gjithcka do te varet nga pergatitjet qe do te behen edhe nga Washingtoni edhe nga Brukseli. Por une mirepres angazhimin e perbashket te BE-se dhe te SHBA. dohere kur Prishtina ka bashkepunuar ngushte me Washingtonin dhe Brukselin ka dalur mire dhe une kam besim te plote ne kete proces.
Zeri i Amerikes Diplomacia evropiane ka shfaqur deshiren e saj qe te organizoje nje takim te drejtperdrejte midis jush dhe presidentit te Serbise Boris Tadic. A jeni te gatshem per nje takim te tille
Hashim Thac Ne kemi treguar gjithmone vullnetin ne kuptimin e perkushtimeve per ecje perpara per te shikuar nga e ardhmja te nje vizioni euroatlantik per rajonin per Kosoven dhe zotimet qe kemi marre edhe prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe prej vendeve te BE-se. Ne takime te tilla kemi pasur edhe ne Vjene ne takimet qe kemi zhvilluar ne procesin e negociatave per statusin politike mes autoriteteve te Kosoves dhe Serbise. Nuk do te ishte dicka e jashtezakonshme nese ndodhin takime te tilla te njerezve lidere te vendeve edhe te Kosoves edhe te Serbise. Prandaj politika ime eshte shtrengimi i duarve dhe shikim nga e ardhmja ne vend te shikimit nga e kaluar dhe konflikti.
Zeri i Amerikes Gjithmone kur flitet per dialogun me Serbine gati behet e pashmangshme tema e veriut te Kosoves sepse sic thuhet edhe pretendimet e nje pjese te politikes serbe jane pikerisht veriu i Kosoves. A do ta fusni veriun ne keto bisedime
Hashim Thac Kosova njehere e pergjithmone eshte shtet i pavarur e sovran. Integriteti territorial i saj eshte i njohur nderkombetarisht eshte i paprekshem. Kosova eshte nje eshte unike e njohur nga 70 vende te botes dhe te prezantuar me opinion super te qarte te GJND-se te rikonfirmuar edhe nga Rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Pra do te kete vetem dialog per ceshtje praktike per ceshtje teknike dhe ne asnje rrethane nuk do te merr konotacion politik apo qe do te cenoje sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Kosoves.
Zeri i Amerikes Bisedimet para apo pas zgjedhjeve ne Kosove
Hashim Thac Takime ne mes te autoriteteve te Prishtines dhe Beogradit kane ndodhur menjehere pas luftes prandaj takime qe nderlidhen me ceshtje humanitare dhe teknike mund te ndodhin ne cdo kohe.
Zeri i Amerikes Edhe para zgjedhjeve ne Kosove
Hashim Thaci Nuk duhet ti nderlidhim interesat shteterore me kampanja elektorale. Dhe nuk duhet ne asnje rrethane te ndikohen keto gjera tek njera tjetra. Duhet te shikojme interesin shteteror interesin e vendit interesin e te gjithe qytetareve.
Zeri i Amerikes Zoti Kryeminister pas doreheqjes se ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiuvendi ka hyre ne nje forme te krizes politike dhe zgjedhjet jane bere te pashmangshme. Kur duhet te mbahen keto zgjedhje dhe a mund te funksionoje deri ne mbajtjen e tyre shteti i Kosoves
Hashim Thaci Pas shpalljes se aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese per shkeljen e Kushtetutes nga ana e ish presidentit Sejdiu jane krijuar rrethana te reja. Nuk mund te themi qe nuk jane krijuar ato rrethana. Tash e kemi ushtruesin e detyres se presidentit zotin Jakup Krasniqi i cili eshte duke luajtur rolin e vet qe i takon ne perputhshmeri me autoritetin e bartur nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves. Gjithashtu kemi parlamentin ne te cilin mund te themi lirisht se ka filluar nje kampanje elektorale. Por vendi do te shkoje ne zgjedhje te lira ne kohen e duhur ndersa ne do te kryejme obligimet tona qe na takojne ne perputhshmeri me kete rrethane te re dhe ne perputhshmeri me aspektin legal me ligjet tona me procedurat tona me Kushtetuten tone dhe me dokumentin e presidentit Martti Ahtisaari.
Zeri i Amerikes Por doreheqja e ish presidentit Sejdiu dhe perplasjet e fundit me partnerin e koalicionit qeveritar a mund ta ndryshojne rrjedhen e ketij procesi e kam fjalen per zgjedhjet
Hashim Thaci Debatet nuk do ti prezantoja si perplasje sepse ne jemi ne nje qeveri te perbashket. Gjithcka eshte ne suazat e ketyre perkushtimeve te konsolidimit dhe forcimit te shtetit tone. Ndersa vendimi apo aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ne raport me presidentin Sejdiu ka krijuar rrethane te re qe do ti pergjigjemi me kohe dhe me pergjegjesine me te larte kushtetuese ligjore dhe qytetare.
Zeri i Amerikes A po shkojme ne zgjedhje te parakohshme apo te jashtezakonshme
Hashim Thaci Mund te ndodhin edhe te jashtezakonshme por edhe te parakohshme varesisht nga konsensusi politike dhe nga veprimet tona te metutjeshme.
Zeri i Amerikes Si jane kontaktet me partnerin e koalicionit A kane ndryshuar shume
Hashim Thaci Ne kemi kontakte ditore kemi takime te rregullta te qeverise kemi takime te rregullta koordinuese dhe harmonizojme angazhimet qe kemi ne kuader te qeverise se Kosoves. Por mund te them se natyrisht tash pasi qe jane paralajmeruar zgjedhjet e parakohshme eshte nje fryme edhe ne kuader te strukturave gjithe politike kosovare qe ndikojne ne te gjitha sferat edhe te shoqerise politikes dhe lidershipit kosovar.